Ameli ka nisur të shkruajë dhe Miriam Cani s’mund të mos e publikonte letrën që e vogla i dedikoi
Para pak ditësh, Ameli, vajza e Miriam Canit dhe Alban Skënderajt, mbushi 5 vjeç dhe prindërit u kujdesën që t’i organizonin një super festë.
Miriam poston shpesh momente nga jeta e saj e përditshme, përfshirë edhe fëmijët, Amelin dhe Duamin.
Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja publikoi në Instagram një foto, nëpërmjet së cilës tregon një letër që i ka shkruar Ameli në anglisht.
“Mami, të dua shumë”,- kishte shkruar e vogla.
Duket që Ameli ka filluar të shkruajë dhe këtë moment të rëndësishëm, Miriami nuk mundi të mos e ndante edhe me ndjekësit e saj.
Prej kohësh, ajo nuk është më aktivë me projekte muzikore, pasi i është përkushtuar biznesit.
Ndërsa, partneri i saj, Albani, së shpejti pritet të publikojë bashkëpunimin me Arilena Arën, i cili titullohet “A i sheh”.