“Për t’u shënuar në kalendar”- nuk duhet ta humbisni performancën e Capital T tek “Gjoni Black”

Capital T ka qenë i ftuari i radhës në “Gjoni Black” me Meriton Mjekiqin, emision i cili tashmë njihet jo vetëm për intervistat me artistët shqiptarë të hip hop-it, por sidomos për freestyle-t e tyre. Sigurisht që prezenca e Capital T ka bërë që episodi i fundit i programit të jetë special dhe sigurisht nuk ka munguar një performacë e tij, të cilën pa frikë mund ta quajmë një nga më të mirat në këtë “skenë”. Gjë që është konfirmuar nga komentet e ndjekësve të emisionti dhe të reperit.

Kapo bëri në fakt 3 freestyle, të 3-ja me nga një beat dhe stil të ndryshëm, duke na futur edhe ne në “mood”-in që ai vetë ndjen teksa performon. Pjesa e parë, e quajtur sipas tij “QinQin” nisi lehtë, por me fjalë të forta nga reperi.

Pjesa e dytë “HPK”, e cila nis në mënyrën më të mirë të mundshme me moderatorin dhe Capitalin që hedhin ujin dhe akullin e shampanjës mbi kokë, është akoma më e fortë, si në muzikë ashtu edhe në rreshtat e Capitalit. E zhvilluar në formën e një bashkëbisedmi, duket se energjia e Kapos nuk do të shterojë asnjëherë.

Pjesa e tretë “Story” është po ashtu energjike, më e shpejtë dhe me Capitalin që i ve vetes pseudonimin si “doktori” i rap-it, gjë që mesa duket është pëlqyer nga fansat. Mes rreshtave të tij mund të kapni edhe një “diss”, por se kujt i është drejtuar mund ta kuptoni nëse e dëgjoni me kujdes.

Një gjë është e sigurtë, që të gjithë ata që e duan hip hop-in, siç thotë edhe Meritoni në një pjesë të intervistë “duhet ta shënojnë këtë datë” sepse me të vërtetë ka qenë e veçantë ajo që kemi parë. Intervistën e plotë dhe gjërat e tjera që Kapo ka thënë, mund t’i shihni këtu:

/News3