(Video) Vajza e Ledrit dhe e Sarës ka nisur të kërcejë që në bark, një muzikante i shtohet familjes?

Partnerja e Ledri Vulës, Sara, është në ditët e fundit të shtatzënisë, teksa ajo dhe reperi presin që të vijë në jetë vajza e tyre. Sara nuk ka nguruar që të ndajë herë pas here detaje nga pritja e ëmbël me ndjekësit e Instagram-it, por edhe disa gjëra që nuk i dinim nga lidhja e saj me Vulën. Ndërkohë mos harrojmë që së fundmi ajo po ashtu ndau një nga “prank”-et më mizorë dhe për të qeshur njëkohësisht, ku bëri sikur i plasën ujërat.

Mbrëmjen e djeshme Sara ka ndarë një tjetër video në këtë rrjet social, kësaj radhe duke na treguar se si e bija lëviz në barkun e saj. Madje aq shumë lëviz, sa duket sikur po kërcen. Mesa duket familjes do t’i shtohet një tjetër muzikante sepse sic mund ta shihni, vajza është shumë mirë me ritmin që tani.

Me siguri ka qenë duke dëgjuar një nga këngët e të atit, pse jo dhe këngën që Ledri ja ka kushtuar asaj. Ndërkohë, meqë jemi këtu, kështu e imagjinojmë ne Ledrin 24/7 këto ditë.

/News31