Renato Mekolli i propozon për martesë partneres së tij dhe publikon për herë të parë foton e saj
Edhe pse në një lidhje dashurie prej disa kohësh, Renato Mekolli vendosi që ta mbante jetën e tij private larg vëmendjes, duke mos publikuar as emrin dhe as portretin e partneres.
Por, ditën e sotme, shefi i kuzhinës ka treguar se ka bërë një hap të madh, duke e çuar lidhjen e tij në një tjetër nivel.
Renato i ka propozuar të dashurës për martesë në Los Angeles, Kaliforni.
Ai publikoi një foto nga momenti emocionues, ku shfaqet i ulur në gjunjë, teksa në dorë mban unazën. Ndërkohë, partnerja e tij, shfaqet shumë e lumtur.
Edhe pse fotoja është e fokusuar tek ai, vajza që i ka vjedhur zemrën mund të shihet pak, por sërish vetëm në profil, pasi portreti nuk duket.
Urimet kanë qenë të shumta, por mes tyre kishte edhe nga ata që e “kritikonin” për faktin se “nusja” dukej shumë pak në foto.
“Renato urime! Po një çik kokën më shumë nuk ia nxirrje nuses të të thonim ‘marshalla, sa nuse të mirë ka marrë Renato’”, ishte njëri nga komentet.