“Duhet ta pranoj”- Arbenita Ismaili tregon ndryshimin në trup që i ka ndikuar edhe në shëndetin mendor
Modelja e njohur, Arbenita Ismaili, është një nga vajzat më elegante të showbizz-it, por së fundmi ka treguar se ka humbur disa kilogramë.
Ajo ka publikuar në Instastory dy foto të vetes, ku në njërën anë shfaqet më e mbushur, ndërsa në anën tjetër mund të vihet re lehtësisht rënia në peshë.
Duket se ky ndryshim i ka ndikuar bukuroshes edhe në shëndetin mendor.
“Humbja e peshës më ndikon kaq shumë në shëndetin mendor! Por besoj se disi, duhet të pranoj se si trupi im ndryshon ndonjëherë”,- shkroi ajo krahas fotos.
Të jesh modele nuk është e thjeshtë, pasi përveç “detyrimit” për të ruajtur linjat, ndodh edhe që puna e tepërt të ndikojë tek pesha trupore.
Megjithatë, Arbenita la të kuptohet se humbja e këtyre kilogramëve nuk ka ardhur nga dëshira dhe impenjimi i saj për t’u dobësuar.