Djali i Majk “A star is born”
Ndonjëherë një tipar i caktuar apo një talent është i trashëguar nga prindërit tanë. E duket se Roani ka marrë nga babi i tij, Majk, talentin për të kënduar.
Ka qenë reperi ai i cili ka ndarë disa video të vogëlushit duke kënduar me shokët e kopshtit këngët e festave të 28-29 nëntorit.
“Artist lind, nuk bëhesh”, ka shkruar Majk krah pamjeve të të birit. Ky duhet të ketë qenë një nga ato momentet kur reperi është ndjerë krenar për të birin pasi i vogli ka huazuar nga i ati dëshirën për të kënduar. E nuk do të ishte çudi që kur të rritej, Roani të sillte një këngë me babin e tij. Për cilëndo zgjedhje duket se Majk do të jetë ndër mbështetjet më të mëdha për të.
revistawho.com