Edhe pse nuk e ka publikuar ende portretin e saj, me foton e fundit Gigi Hadid na tregoi se vogëlushja i ngjan nga ky “tipar”
Të gjithë jemi shumë kuriozë të shohim portretin e vajzës së Gigi Hadid dhe Zayn Malik, sepse dyshja është treguar shumë e rezervuar dhe nuk ka zbuluar as emrin e vogëlushes.
Pavarësisht kësaj, fotot e ëmbla me vajzën në krahë nuk kanë munguar në rrjetet e tyre sociale.
Mirëpo, ditën e djeshme, 26-vjeçarja postoi një “selfie” bashkë me të voglën, ku shfaqen duke shijuar rrezet e diellit.
Duke ruajtur identitetin e saj, në foton që publikoi Gigi, dukeshin vetëm flokët e vogëlushes.
Për këtë “tipar”, duket se ajo i ngjan modeles, sepse është bionde si mami.
Gigi dhe Zayn u bënë prindër për herë të parë në muajin shtator të këtij viti.
Ata kanë vendosur që vajza të rritet në fermën e familjes, për shkak edhe të koronavirusit.