FOTOT/ Trejsi Sejdini heq dorë nga djemtë e ‘këqinj’, fotografohet me Don Xhonin në një darkë romantike, pas ndarjes nga Leonard Duka… modelja “arratiset” në Prishtinë

Trejsi tashmë ndodhet në Prishtinë, prej disa ditësh… por ende nuk dimë arsyen. Është vallë djali rebel i këngëve “freestyle”, mashkulli që i ka marrë zemrën?

Bukuroshja Trejsi Sejdini e ka hedhur pas krahëve lidhjen me të dashurin e saj “problematik”, Leonard Duka. Disa foto të shpërndara nga Telegrafi, tregojnë modelen duke darkuar në një nga restorantet e Prishtinës me reperin Don Xhoni. Pamjet tregojnë dyshen përballë njëri-tjetrit, me sytë që nuk iu ndahen. Nuk dihet nëse mes tyre ka lindur diçka përtej miqësisë, por fotot flasin shumë.

Trejsi e ka konfirmuar prej kohësh ndarjen me Dukën, pas shpalljes në kërkim të këtij të fundit për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, por edhe një sërë ngjarjesh të tjera ku dyshohet se është i përfshirë. E ftuar tek “Shiko Kush Luan”, Trejsi tha se ndarja kishte ndodhur para problemeve ku i dashuri i saj ishte përfshirë.

Modelja jetoi edhe disa muaj në SHBA, ku tentoi karrierën e modelingut, por u kthye me “duarbosh”. Trejsi tashmë ndodhet në Prishtinë, prej disa ditësh… por ende nuk dimë arsyen. Është vallë djali rebel i këngëve “freestyle”, mashkulli që i ka marrë zemrën Trejsit?

(F.g/dosja.al)