Adrola pozon topless dhe nuk i intereson fare mendimi i të tjerëve
Adrola Dushi sapo mori të gjithë vëmendjen në rrjet me foton më të fundit. E cilësuar si modelja më e bukur shqiptare, Adrola këtë herë ka guxuar duke u shfaqur topless.
Sigurisht, gjoksin modelja e ka mbuluar me flokë, por duhet thënë se kaq sensuale nuk e kishim parë më parë. Adrola shfaqet e veshur me xhinse, flokët kaçurrela të rregulluara nga Kaci dhe një makeup në ngjyra toke nga Sellma.
Përmes përshkrimit që i ka vendosur fotos së realizuar nga Arton Humolli, Adrola ka dhënë edhe një mesazh: Asaj nuk i intereson aspak se ç’thonë bota! “Opinioni juaj nuk më paguan faturat”-shkruan modelja krah fotos, që ka ngjallur komente e komplimenta të shumta dhe gati 20 mijë pëlqime brenda 1 ore.