Obamat, familje kopertinash. Ish- presidenti rrëfen jetën e të bijave
Të rritesh në sytë e të gjithë botës, në Shtëpinë e Bardhë, e rrethuar nga shërbimet sekrete, nuk është aspak e lehtë. As për vajzat e ish-presidentit Barack Obama, ka qenë njësoj.
Ato shfaqen në një foto ekskluzive për ‘People’, vite pasi babai i tyre la pushtetin. Të dyja të bukura dhe të rritura, Malia dhe Sasha duket se kanë raport shumë të ngushtë me njëra-tjetrën dhe familjen.
Vetë Obama shprehet se dy vajzat e tij janë si shoqe të ngushta dhe fakti që janë rritur në Shtëpinë e Bardhë ka ndikuar edhe më shumë në konsolidimin e këtij raporti.
Pandemia i ka detyruar edhe Malian me Sashën që leksionet t’i ndjekin online, kështuqë familja ka kaluar më shumë kohë së bashku muajt e fundit./revistawho.com