Ndahet nga jeta grimierja e njohur kosovare, dyshohet nga mbidoza e drogës
Është ndarë nga jeta grimierja e njohur kosovare, Marigona Obërtinca.
Sipas burimeve për “Indeksonline”, “Make-up” artistja kosovare vdiq nga mbidoza.
Burimet thanë se ajo ishte shtirë në spital nga përdorimi i tepërt i narkotikëve por nuk kishte arritur të mbijetonte.
Lajmi për vdekjen e saj u bë i ditur nga familjarët në rrjetet sociale, ku thuhet se “ajo ndërroi jetë pas një sëmundje të shpejtë”.
Ndërsa në ceremoninë e varrimit do jenë vetëm familjarët e saj për shkak të pandemisë së COVID.
/Panoramaplus.al