Pas ndarjes nga Ronela Hajati, ja kë zgjedh Young Zerka mes saj dhe Samanta Karavellas
Së fundmi, Young Zerka ka qenë në qendër të vëmendjes përsa i përket jetës së tij private, që pas ndarjes nga Ronela Hajati.
I ftuar në “Shiko Kush Luan”, ai zbuloi se nuk ka mbetur më asgjë nga marrëdhënia e tyre, sepse jo vetëm që nuk ka ruajtur as një bisedë me këngëtaren, por as numrin nuk e ka më të regjistruar në telefon.
Ditën e djeshme është publikuar edhe intervista e tij në “After Party” dhe një nga pyetjet e vinte përballë dy zgjedhjeve: Ronela Hajati apo Samanta Karavella?
Zerka u tregua shumë diplomat dhe nuk zgjodhi asnjërën prej tyre. Ai përmendi emrin e Rihanna-s, thjesht për të dhënë një përgjigje.
Duket se kjo përgjigje lidhet edhe me faktin se para shumë kohësh Ronela dhe Samanta kanë qenë shoqe të ngushta, por për arsye që nuk dihen, ato nuk e vazhdojnë më miqësinë.