Pse Obama ‘frikësohet’ nga vajza e tij?
Ish-presidenti Barack Obama aktualisht është në një hapësirë promovimi për librin me kujtimet e tij, ‘A Promised Land’. Ndalesa e tij e fundit ishte një intervistë virtuale me Jimmy Kimmel, më 19 nëntor. Është një intervistë plot me anekdota qesharake, duke përfshirë rrëfimin e Obamës se ai është “frikësuar” nga vajza e tij 19-vjeçare, Sasha.
“Arsyeja është sepse Sasha është një mini Michelle, dhe unë kam frikë nga Michelle,”– i tha ai Kimmel, duke shpjeguar se vajza e tij e vogël ka të njëjtën pamje dhe të njëjtin qëndrim si bashkëshortja, Michelle Obama.
‘A Promised Land’ i Barak Obamës tashmë ka dalë në treg, një libër me 768 faqe. Ai zbulon aq shumë në të, duke përfshirë dhe mënyrën se si presidenca i dha një dëm martesës.
“Me gjithë suksesin dhe popullaritetin e Michelle, unë munda të ndiej një rrymë tensioni tek ajo, delikate, por konstante..” shkruan ai në libër, sipas CNN.
“Shtrirë pranë Mishel në errësirë”, vazhdon ai, “unë mendoja për ato ditë kur gjithçka midis nesh ndihej më e lehtë, kur buzëqeshja e saj ishte më e vazhdueshme dhe dashuria jonë më pak e ngarkuar, dhe zemra ime do të shtrëngohej papritmas në mendimin se ato ditë mund të mos ktheheshin.”