Vdekja e kineastit Muharrem Fejzo, aktori Mevlan Shanaj: Lamtumirë Leme, mik i miqësisë së qeshur, të njoha kur luaje në kitarë… ashtu i veshur bukur (KUJTIMI)

Në një reagim në rrjetet sociale, Shanaj thotë se sot u largua nga kjo botë, një njeri që mbillte fisnikëri.

Aktori Mevlan Shanaj ka kujtuar regjisorin Muharrem Fejzo, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi nuk mundi dot të fitonte betejën me COVID19. Në një reagim në rrjetet sociale, Shanaj thotë se sot u largua nga kjo botë, një njeri që mbillte fisnikëri.

POSTIMI I PLOTË I MEVLAN SHANAJT:

Muharrem Fejzo, iku! Sot i ka ikur ekranit shqiptar një burrë i pashëm mendje hapur! Sa mirë ishte këtë verë. Punonte ende në pikturë. Gjatë gushtit me tha dua të kesh dhuratë kompozim portretin tënd . Ditë COVDI o Leme, e shtyjmë për më vonë!

Emër i pasur me vepra! Regjjsor i filmave: Mesonjtorja, Operacioni Zjarri, Një emër mes njerëzve, Muri i gjallë, Guna përmbi tela, Fije që priten , Kapedani ( bashkëautor)e tj. Skulptor, piktor! Njeri i ditur,mik i pastër,sqimtar! Iku një njeri që mbillte fisnikëri, buzeqeshja ishte pronë e tij! Lamtumire Leme, kur të kam njohur luaje ne kitarre ! I veshur bukur! Ashtu ke mbetur për mua! Mik i miqësise së qeshur.

(F.g/dosja.al)