Punon mes femrave seksi por sa xheloze është Ami? Rrëfehet Ermal Mamaqi: I dal të keqes përpara

Ermal Mamaqi ka punuar gjithmonë mes femrave si në emisionet e tij televizive ashtu edhe në filmat që ka prodhuar.

Në “Xing me Ermalin”, ai kishte pjesë të emisionit velina seksi si Rashel Kolaneci, Kejvina Kthella si edhe Belinda Dragoti.

I ftuar në “Roped with Olsi”, Ermal Mamaqi tregon se ka disa femra me të cilat ai ka punuar, që bashkëshortja e tij nuk i duron dot.

Por producenti dhe biznesmeni i njohur theksoi se “i del vetë të keqes përpara dhe i merr inat këto femra përpara Amit”.

“Ke punuar me shumë femra në television dhe në filma? A është ndonjëra që Ami nuk e duron dot?”- u pyet ai, nga Olsi Bylyku.

“Do të gënjeja nëse s’do të thoja ‘Po’. Jam aq i mirë sa i dal të keqes përpara dhe e them vetë, i kam vetë inat këto. E them vetë teksin e Amit “Obobo ajo, obobo kjo …”. Nuk i lë radhë domethënë,”- u shpreh Ermal Mamaqi.

Aktualisht, ai është larguar nga ekrani dhe është përqendruar tek biznesi i tij, duke thënë se sjell më shumë të ardhura.

 “Bizneset private sjellin më shumë të ardhura sesa televizioni,”– tregoi biznesmeni.

Ndërsa teksa u pyet për rrogën që merrte në TV Klan u përgjigj: “Kam qenë producenti i emisionit dhe s’kam pasur rrogë. Ndanim lekët, jo rrogën. Po shkonte ca, mblidhi gjithë rrogat tuaja, aq shkonte.”

/Panoramaplus.al