Supermodelja konfimon lajmet, do bëhet nënë për herë të parë së shpejti

Karlie Kloss ka konfirmuar lajmet se është në pritje të ëmbël. Supermodelja publikoi një video ku tregonte barkun e saj të rrumbullakosur e veshur me reçipeta dhe pantallona ngjyrë portokalli, teksa përshëndeste foshnjën e saj.

28-vjeçarja do të mirëpresë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin, Joshua Kushner me të cilin u martua në një ceremoni të vogël në tetor 2018 në New York.

“Karlie është shumë e lumtur që pret fëmijën e saj të parë në 2021,”- tha një burim për “People”. “Do jetë nëna më e mrekullueshme.”

Lajmet për shtatzëninë vijnë menjëherë pasi modelja dhe biznesmeni festuan përvjetorin e dytë të martesës së tyre.

“Dashurohem me ty çdo ditë…”- shkroi Kloss në urimin dedikuar bashkëshortit muajin e kaluar.

Ndërkohë, 35-vjeçari, vëllai i bashkëshortit të Ivanka Trump, Jared Kusher, shkroi: “Gëzuar përvjetorin Karlie.”

/Panoramaplus.al