Aurela Hoxha nudo në film, zbulohet partneri
Aurela Hoxha është risia e serilait filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3”, një prodhimi kinematografik i regjisorit Ekrem Kryeziu, që po bën bujë për shkak të skenave shumë të bukura, që po realizohen në Rugovë. Showgirl e njohur është pjesë e kastit, me rolin shumë interesant të Larisës, një vajze atraktive nga Shqipëria, por e rritur në një jetimore të Greqisë. Babai i saj një eksponent i krimit në Greqi dhe gjetkë ishte vrarë gjatë një aksioni. Miqtë e babait ishin përkujdesur për të duke ia ndryshuar biografinë e duke e shkolluar në një kolegj privat për kuadro policore në diasporë. Pas diplomimit e kishin inkuadruar në policinë shqiptare. Revista “Story” ka mundur të zbulojë partnerin e saj në film, pikërisht 38 vjeçarin nga Shkupi, Xhevdet Jashari, (aktori i “O sa mirë” i njohur si Arifhikmeti). Ky rol mund të konsiderohet hap i rëndësishëm për Aurelën edhe në të ardhmen. Po cili do të jetë roli i saj në këtë film? Ajo është personazh “negativ” në fillim, pasi vjen në këtë seri për t’u hakmarrë ndaj një padrejtësie që i është bërë familjes së saj… Por ky është vetëm fillimi pasi më vonë ndryshon gjithçka, kuriozitet që mbetet ta shuajmë pas mbylljes së xhirimeve. Natyrisht që gjatë skenave, Aurela do të dëshmojë dhe bukurinë e saj, siç është skena më pikante, pikërisht momenti kur Aurela shfaqet pas dushit. Fabula e “Dashuri e Bjeshkëve të Nemuna 3” me producent Shkumbin Kryeziu ndërtohet mbi tre shtylla kryesore. Pas të gjitha peripecive, zgjidhja përfundimtare është me vdekjen e Larisës nga plumbat e atyre që duan ta dëmtojnë një foshnjë që rrëmbehet me ndihmën e saj, por kur e kupton lojën, ajo e mbron fëmijën me trupin e saj. Aurela luan në këtë film përkrah aktorëve; Diellza Kolgeci (Diellza), Florian Agalliu (Samiri), Çun Lajçi (shefi), Nimon Muçaj (Dema), Xhevdet Jashari, etj.