Me bikini buzë detit, Kourtney Kardashian mahnit me format seksi nga pushimet
Kourtney Kardashian mund të jetë 41 vjeç, por ajo ende mund të duket si një adoleshente dhe këtë e vërtetoi me postimet që bëri të premten.
Ajo publikoi disa foto në llogarinë e saj në Instagram, nga pushimet në Polinezi, aty ku Kim festoi 40-vjetorin e lindjes, raporton “Daily Mail”.
Kourtney, që është nëna e tre fëmijëve, dukej mahnitëse e veshur me bikini ngjyrë të gjelbër, që i nxirrnin në pah linjat trupore seksi.
Bikinit i nxirrnin në pah barkun e sheshtë, belin e hollë, krahët dhe këmbët e tonifikuara, të cilat i ka arritur përmes stërvitjes së përditshme.
Fotot janë realizuar nga larg gjatë kohës që bukuroshja me famë botërore pozonte buzë detit si vetëm, ashtu edhe në krah të një miku të saj.