Jennifer dhe Alex i drejtohen njëri-tjetrit me këto fjalë kur bëjnë dedikime dashurie

Deklaratat e dashurisë nga Jennifer Lopez dhe Alex Rodriuguez i zilepsin të gjithë.

Së fundmi Rodriguez ka ndarë një foto nga “parajsa mbi tokë” me partneren e tij, duke i treguar publikisht se i mungon.

“Më mungon macha ime”, ka shkruar Alex krah fotos ku është përqafuar me yllin e muzikës pop. Nga ana tjetër nuk ka munguar as përgjigja plot doza dashurie nga Lopez.

“Të dua Macho”, ka shkruar Jennifer në komentin e saj, i cili nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve. Epo sa herë bëhet fjalë për modë, muzikë edhe dashuri sytë do të jenë gjithmonë tek ylli ndërkombëtar, Jennifer Lopez.

 

revistawho.com