“Për arratisjet si çift frymëzohemi nga filmat”- Blerta Ligaj flet për bashkëjetesën e pazakontë me Erion Zeqirajn
Modelja Blerta Ligaj thotë se i beson verbërisht të dashurit të zemrës, Erion Zeqiraj, që iu përgjigj me “po” propozimit të tij romantik.
Pasi ai ra në dashuri me sytë blu të volejbollistes shtatlartë, tani shijojnë pushimet pa plan, sepse janë aq aventurierë sa të frymëzohen nga filmi i fundit e të nisen në destinacionin e preferuar.
Për “Panorama Plus”, Blerta rrëfen se pse zgjodhën Turqinë për arratisjen e tyre romantike këtë periudhë pandemie, çfarë ndodh në bashkëjetesën e saj me spikerin e lajmeve dhe planin për t’u bërë prindër.
Fotot çift nga Stambolli i Turqisë me partnerin tënd Erion Zeqiraj tërhoqën vëmendjen e ndjekësve tuaj në rrjetet sociale. Ç’ishte kjo arratisje për romancë në këto ditë të vështira për botën, apo për të festuar ndonjë datë të rëndësishme për ju?
Çdo ditë që jetojmë është një ditë e rëndësishme për ne. Edhe kjo arratisje ishte si çdo ditë e jetës që jetojmë. Ne nuk i planifikojmë asnjëherë udhëtimet tona, frymëzohemi nga ndonjë film, ose nga ndonjë foto që shohim në rrjete sociale, shohim njëritjetrin në sy dhe e kuptojmë që duhet të nisemi për udhëtim. Vërtet janë kohë të vështira për botën, por kjo nuk duhet të na ndalojë ne si humanë që jemi të dorëzohemi përpara kësaj vështirësie që po kalon bota. Frikë jo, kujdes po!
Si dy sportiste ç’merrni me sportivitet në lidhjen tuaj dhe çfarë jo?
Vetëm ata që nuk merren me sport mendojnë se sportistët i marrin gjërat me sportivitet. Sportistët duan të fitojnë në çdo duel. Dhe ne mundohemi të fitojmë çdo vështirësi që na del para.
Duke postuar foto kaq të bukura, jeni aq superticiozë sa t’i besoni syrit të keq?
Nuk e di nëse është çështje supersticioziteti, por vërtet sa herë hedhim foto të dy do të na ndodhë diçka. Mundohemi të hedhim sa më pak foto bashkë, që ta mposhtim syrin e keq.
Erioni e ka shprehur hapur se është tërhequr nga sytë e tu. Po ështe ë aq xheloz sa të të kontrollojë deri te lëvizjet, se ku i hedh sytë në një ambient me persona të tjerë?
Erioni është si kamerat e fshehta që survejojnë ambientin!
Kujtojmë që propozimin ta bëri në Jug, një propozim si në filmat romancë. Është e vështirë të thuash “po” në këto kohë dinamike, kur njerëzit janë të paqëndrueshëm dhe tundohen vazhdimisht?
Është shumë e vërtetë që njerëzit tundohen vazhdimisht dhe unë i kam thënë “po” njeriut që më tundoi.
Dhe çfarë e bën Erionin të jetë i zgjedhuri yt, ç’vlerëson apo dashuron tek ai?
Erioni më mbush zemrën me dashuri në çdo moment! Ai më ka bërë ta besoj verbërisht! Në krahët e tij ndihem një foshnjë e sapolindur, që do gjithë përkushtimin e mundshëm.
Meqë përmende “foshnjën”, bëni plane për martesë e fëmijë dhe a do të jetë familja juaj me anëtarë volejbollistë?
Që do të kemi një familje më të madhe se dy vetë kjo është e sigurt. Për të zgjedhur sportin ose artin do ta lëmë në dëshirën dhe pasionin e tyre. Nuk besoj që do të jemi prindër që do t’i detyrojmë fëmijët të realizojnë pasionet tona që s’i kemi arritur dot, dhe jo pasionet e tyre. Fëmijët e mi do të bëhen çfarë t’u dojë qejfi! (Qesh)
Cili është lajmi më i bukur dhe me i keq që të ka dhënë për ju të dy një spiker lajmesh si Erioni?
Një spiker lajmesh pret gjithmonë t’i vijnë lajme nga gazetaret për t’i lexuar dhe Erioni po pret një lajm nga unë për ta dhënë. (Qesh)
Keni pasur ndonjë zënkë deri tani aq sa ke derdhur lot?
Mendoj që në një bashkëjetesë ka dhe zënka. Jo çdo gjë shkon gjithmonë siç duhet! Zënkat i japin një bukuri lidhjes duke mos e lënë vetëm në një ngjyrë. Pikturat e bukura janë me shumë ngjyra.
Në mbyllje të kësaj logjike, dashuria për ty është lumturi apo dhimbje, dhe çdo bëje si femër e zgjuar që të zgjaste përjetë?
Nëse do ta përkufizoja dashurinë si një dhimbje, do të doja që kjo dhimbje të zgjaste pafund. Por për mua është lumturi. Do ta ushqenim çdo ditë dhe do t’i jepnim vitaminat e nevojshme që të rritet e shëndetshme!
/Panoramaplus.al/ Nga Klotilda Harka