Javë e re, model i ri. Ç’ka sajuar këtë herë mbi flokë Dafina?
Nëse ka një personazh të njohur që ka guxuar më së shumti me pamjen e saj, ajo mbetet Dafina Zeqiri. Me nisjen e javës së re, këngëtarja ka ndryshuar sërish model flokësh, duke ardhur më ndryshe.
Dafina ka zgjedhur një model të viteve ’80, me flokët e prerë mbi supe dhe me baluke, e cila është dhe tendenca më e fundit.
Ndryshimet nga këngëtarja nuk pritet të jenë më një surprizë, por kurioziteti se çfarë do të sjellë pas disa ditësh mbetet i madh. Nga njëri model në tjetrin, Zeqiri ka provuar se nuk ka gjë që nuk i shkon.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Dafina solli projektin e fundit muzikor të titulluar ‘Zili zili’, ku u shfaq me flokë të gjatë në disa ngjyra, duke marrë si çdo herë tjetër vëmendjen maksimale të ndjekësve./revistawho.com