“I kam thënë “Të dua” që në takimin e parë, është shumë xheloz”- Aurela Hoxha flet për marrëdhënien me partnerin

Aurela Hoxha po shijon prej kohësh jetën në Spanjë me partnerin e saj, për të cilin ka preferuar të flasë shumë pak. E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush Luan”, ajo ka pranuar t’i përgjigjet pyetjeve për marrëdhënien e saj në një prej sfidave të emisionit.

Aurela mesa duket e ka ditur që në fillim që ai ka qenë “i duhuri”, pasi ka treguar se i ka thënë “Të dua” që në takimin e parë, ku gjithashtu kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë. Nuk i dihet nëse do të ketë dasmë së shpejti, por ajo ka treguar se preferojnë të mos flasin për martesën.

“Ai është shumë xheloz për çdo njeri tjetër që më afrohet”- është shprehur Aurela për arsyen e zënkave me të.  Ndër të tjera, ata e nisin ditën me “Zgjohu beb, se më ka marrë malli” dhe e mbyllin me puthje.

/News31