Policia e Shtetit zbarkon në “Hell’s Kitchen” dhe kanë dy fjalë për Renato Mekollin!

Edhe këtë të premte nuk kanë munguar surprizat në “Hell’s Kitchen”. Të ftuar kanë qenë Policia e Shtetit, të cilët zbarkuan në ambientet e Top Channel për t’u bërë pjesë e programit.

Ata kanë mbushur tavolinat e restorantit në pritje për të shijuar gatimet e konkurrentëve, por edhe për të kritikuar Renaton për sjelljen e tij.

“Një trajtim jo i mirë me femrat”-i tha një prej policeve shef Renatos. “Keni shumë të drejtë dhe unë nuk dua të jetë kështu, por kur gjej tek supa që ju do konsumoni, hala, lëvozhga, si pretendoni të sillem?”, ia ktheu Renato.

Na mbetet të presim deri në fund të programit për të mësuar vlerësimin e policëve për gatimet e konkurrentëve.