Alban Ramosaj është djalë mami dhe këtë e thotë me shumë qejf

Bisedat më të gjata duket se Alban Ramosaj i bën me mamanë e tij, Antigonën. Këngëtari ka ndarë një moment nga telefonata e tyre e zakonshme, duke e quajtur veten madje djalin e mamit.

“Dashuria e jetës sime. Një moment nga telefonata jonë sot. Mami im, djali i mamit, në shtëpi i sëmurë”, ka shkruar Albani duke zbuluar se në momentet delikate telefonata e parë është gjithmonë mamaja e tij.

Nga foto duket se Antigona dhe Alban janë kënaqur aq shumë me bisedën e tyre e pavarësisht largesës fizike, mami mbetet mami deri në fund e do të japë këshillat e para kur djali sëmuret.

Prej disa kohësh Ramosaj ka treguar se është zhvendosur në Spanjë, megjithatë hera herës ai rikthehet në Shqipëri duke sjellë edhe projekte të reja muzikore si “I natë ma fal”, i cili u kthye në nje hit të verës 2020.

revistawho.com