Nëna e Zayn Malik festoi ditëlindjen dhe Gigi Hadid i bëri surprizën më të bukur vjehrrës
Nëna e Zayn Malik, Trisha Malik festoi 51-vjetorin e lindjes dhe djali i saj bashkë me partneren e tij, Gigi Hadid, u kujdesën t’ia bënin këtë ditë super të veçantë.
Dyshja organizoi një festë të bukur në shtëpinë e tyre, aty ku gjyshja ka kaluar shumë kohë të ëmbla edhe me mbesën e vogël, emri i së cilës ende nuk është zbuluar, raporton “Daily Mail”.
Në një postim në Instastory, Gigi ndau me fansat një pjesë nga festa e tyre dhe zbuloi tortën e ditëlindjes së vjehrrës.
Ajo ishte në formë diamanti, e rrethuar me luleshtrydhe, qirinj dekorativë, ndërkohë që mbi të shkruhej: “51- E mrekullueshmja”.
“Duke festuar për @mamamalik natën e kaluar. Ne të duam. Të urojmë vit sa më të bukur”,-shkruante supermodelja krahas postimit.