Superfuqia e një mamaje të re: Me Covid dhe me një bebe në krahë. Virusi nuk kurseu as Sarën
E sapobërë nënë vetëm prej pak ditësh, blogerja Sara Karaj nuk po kalon aspak ditët e saj më të mira, edhe pse në fakt duhet të ishte e krejt kundërta.
Por nuk është depresioni postpartum, që po e pengon të shijojë ardhjen e një bebi në jetë, por realiteti i ri i pandemisë që nuk po kursen askënd.
Sara me një foto duke mbajtur djalin e saj, Tomas në krahë, ka njoftuar se është e prekur nga Covid.
E vështirë të imagjinohet sesa e vështirë duhet të jetë kjo gjendje për një nënë të re që shpesh është e lodhur edhe duke gëzuar shëndet të mirë, por siç thotë edhe Sara “Cila është superfuqia jote?”.
Mamat e reja janë vërtet të forta dhe ne bashkohemi me urimet e gjithë miqve të saj, që gjithçka të kalojë sa më shpejt dhe Sara t’u kthehet ditëve të ëmbla me të birin.