Kombëtarja “boshatis” ekipet e kryeqytetit, skuadrat vuajnë mungesat

Kategoria Superiore ka ndalur, pasi radhën e ka Kombëtarja. Gjithsesi, të enjten Kupa e Shqipërisë kthehet në skenë me ndeshjet e turit të dytë. Ama skuadrat në këtë moment po përballen me një fakt shumë interesant. Ndonëse Kombëtarja nuk ka datë zyrtare, Tirana, Partizani dhe klube të tjera në Superiore e shohin veten pa lojtarë. Tirana dje kishte disa mungesa.

Erjon Hoxhallari dhe Marsel Ismajlgeci u grumbulluan nga përfaqësuesja. Njëlloj si Alban Hoxha nga Partizani që ka lënë grumbullimin e klubit për Kombëtaren. Për të mos folur për lojtarët që janë te mosha “U”.

Shkurt, në prag të Kupës, skuadrat shqiptare vuajnë mungesën e lojtarëve. Gjasat janë që lojtarët e Superiores që janë në Kombëtare, të luajnë të mërkurën me Kosovën dhe të aktivizohen të enjten me klubet në Kupën e Shqipërisë. Sigurisht për lojtarët është gjë e madhe të veshin fanellën kuqezi, por ekipet e Superiores do të kenë mungesa pa fund në ndeshjet e Kupës.

Shkurt, një miqësore e pamenduar mirë, sepse klube si Tirana kanë shumë lojtarë mangët dhe në Kupë rrezikojnë të mos bëjnë as 18 vetë për t’u grumbulluar dhe luajtur në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL