Alketa Vejsiu flet për Covid-19: “Dyshoj që e kam marrë në një qendër estetike”

Alketa Vejsiu tregoi pak kohë më parë se kishte kaluar Covid-19. Mjaftoi një postim që ajo të ndante eksperiencën e saj me ndjekësit.

Mbrëmjen e sotme, Alketa ka hapur një rubrikë në Instagram, ku të gjithë ata që kanë shfaqur interes lidhur me simptomat apo përjetimet e infektimit, kanë mësuar diçka më shumë nga Alketa. Kjo e fundit, ndër të tjera ka thënë se dyshon që Covid-19 e ka marrë në një qendër estetike ku kishte qendruar pa maskë. Duke theksuar rëndësinë e respektimit të masave të protokollit në qendrat estetike, Alketa ka shtuar se përgjegjësi më të madhe ndjente për familjen dhe punonjësit.

Ajo gjithashtu ka treguar se ka testuar dy herë, duke zbuluar simptomat që kishte shfaqur gjatë infektimit. Për Alketën, dita e pestë ka qenë më e vështira.

Kanë kaluar 5 javë që nga koha kur Alketa është shëruar dhe këtë e ka zbuluar vetë ajo, duke theksuar se nuk i ka lënë asnjë pasojë.

News31