“Ajo nuk është e mirë, di shumë gjëra për të”- Pasi Donald Trump sulmoi Lady Gagan, babai i këngëtares del kundër saj

Babai i Lady Gagas ka zgjedhur të mbështesë kandidaturën e Donald Trump për president, edhe pse ky i fundit sulmoi vajzën e tij pasi qëndron në krah të Joe Biden.

Babai i yllit botëror, Joe Germanotta, shprehu mbështetjen e tij për Trump me anë të disa postimeve në Twitter ku shkroi: “Ju mund të keni vënë re se bindjet e mia politike dhe shpirtërore janë të ndryshme. Pavarësia dhe liria për të zgjedhur nuk duhet të jetë politike.”

Të hënën, Trump sulmoi Lady Gagan, së bashku me Beyonce dhe Jon Bon Jovi, pasi mbështetën kandidaturën e Biden.

“Ai mori Lady Gagan, por ajo nuk është e mirë. Unë mund t’iu tregoj shumë histori. Mund t’iu tregoj shumë gjëra për të, pasi di shumë,”– tha Trump përpara një turme në prag të zgjedhjeve në një tubim në Scranton.

Ylli i popit u shfaq në tubimin e fundit të Biden në Pittsburgh, duke mbështetur hapur kandidaturën e tij.

“Për të gjitha gratë, dhe për të gjithë burrat që kanë vajza, motra e nëna, të gjithë, pavarësisht se si identifikoheni, tani është shansi juaj që të votoni kundër Donald Trump, një burrë që beson se fama e tij i jep të drejtën të kapë një nga vajzat tuaja, motrat, nënat ose gratë nga ndonjë pjesë të trupit të tyre,”– tha Gaga gjatë fjalës së saj në tubim.

/Panoramaplus.al