Kosovarja që i shpëtoi sulmit të tmerrshëm në Vjenë, publikohen pamjet nga BBC
Mediat më të njohura botërore kanë publikuar pamje të personave duke ikur nga vendi i ngjarjes në Vjenë, pikërisht ku ndodhi sulmi i dyshuar terrorist. Në mesin e personave që i shpëtoi sulmit ishte edhe një kosovare. Bëhet fjalë për Ermia Jerliun, e reja nga Gjilani.
Fotografia e saj, së bashku me disa shoqe, është publikuar nga prestigjiozja, BBC. Aty tregohet paniku gjersa vrapojnë nga vendi i ngjarjes që ishte vetëm pak metra larg tyre, transmeton Indeksonline…
Ndryshe, nga sulmi i mbrëmshëm mbetën të vdekur tre persona e dhjetëra të plagosur në Vjenë të Austrisë. 4 nga sulmuesit janë kapur nga policia, një tjetër është qëlluar për vdekje.