Agron Llakaj flet pas shërimit nga ‘Covid-19’: Një qytetar i thjeshtë nuk do kishte mundësitë që m’u ofruan mua

Aktori Agron Llakaj ka treguar për herë të parë pas shërimit nga virusi ‘Covid-19’ në një intervistë me Anila Çelën në ‘News 24’ si e mori lajmin e infektimit e deri tek etapat që ndoqi pas këtij momenti. Llakaj pohoi se së bashku me bashkëshorten kishin temperaturë prej 3 ditësh e pas këtij momenti këmbëngulja e të bijës për të bërë tamponin.

“I rrëmbyer nga puna isha më i pakujdesshmi në kuptimin e vlerësimit të kësaj situate. Në ditën e tretë të simptomave ne bëmë tamponin dhe dolëm pozitiv, sa po ktheheshim nga stërvitja 11 km ecje, pra ishim energjikë”, është shprehur Llakaj.

Aktori falenderoi dhe stafin mjekësor për kujdesin e madh që treguan ndaj tij dhe bashkëshortes.

“Natyrisht unë shpreha mirënjohjen për gjithë ekipin dua t’i themi gjërat siç janë. Nuk mendoj se një qytetar i thjeshtë mund të kishte mundësitë që m’u ofruan mua. Tani dhe këtë duhet ta bëjmë diferencën, ndaj dhe thashë shyqyr që kemi shok dhe miq”, është shprehur Llakaj.

Fatmirësisht, Agroni dhe bashkëshortja e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore tani dhe i janë kthyer rutinës, punës dhe angazhimeve të përditshme.

revistawho.com