Një police shqiptare u përball me terroristët dje në Vjenë, ambasadori: Krenar për mbesën!
Pesë persona kanë vdekur prej sulmit terrorist të ditës së djeshme në Vjenë.
Tre policë nga Kosova morën pjesë në përballjen me terroristët.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se mbesa e tij është njëra prej tyre.
“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Twitter.