Pas Marina Vjollcës, Dj Snake “fiksohet” pas një tjetër moderatoreje shqiptare! Ja çfarë i komentoi

Pak ditë më parë, komenti i Dj Snake tek postimi i Marina Vjollcës, bëri xhiron e rrjetit.

Nëse do ta deshifronim në fjalë komentin, atëherë do të thotë se moderatorja kishte qëlluar në shenjë me fotot, të cilat duket se atij i kanë pëlqyer shumë.

Por, Dj me famë botërore nuk u ndal me kaq, sepse i komentoi sërish në një tjetër postim, duke na bërë të mendojmë se është fiksuar pas saj.

Por, mesa duket, atij i pëlqejnë femrat shqiptare, sepse së fundmi, i ka komentuar një tjetër moderatoreje: Lei Krajas.

Lei ka publikuar një video para se të niste emisioni i saj “Sport Time”, që i ka rënë në sy edhe Dj Snake, i cili i komentoi me të njëjtin emoji që i komentoi Marinës.