“Mendoja të vrisja veten,”- Justin Bieber rrëfen momentet e vështira në jetë: Dhimbja ishte e vazhdueshme
Ylli i popit Justin Bieber zbuloi se në të kaluarën mendonte të vriste veten. Këngëtari foli hapur për “luftën e tij” me shëndetin mendor në dokumentarin e fundit “Justin Bieber: Next Chapter”.
“Ka pasur momente kur kisha vërtet mendime vetëvrasjeje. Mendoja a do të zhduket ndonjëherë kjo dhimbje, ishte kaq e vazhdueshme, dhimbja ishte e vazhdueshme,”– tha Justin Bieber. “Unë po vuaja dhe preferoja të mos e ndieja më këtë dhimbje.”
26-vjeçari tha se besimi i tij i dha forcën për tu rikuperuar. Ndërsa nxiti ndjekësit që të kërkojnë ndihmë nëse do të ndihen të vetmuar.
“Thjesht dua të inkurajoj njerëzit, duke i thënë: ‘Nëse ndiheni të vetmuar, flisni për këtë. Thuajeni me zë të lartë. Të jep liri, mund të kisha shmangur shumë dhimbje’,”- u shpreh këngëtari.