Viola Spiro humb të atin prej Covid-19: ‘Jam e copëtuar!’
Viola Spiro ka humbur të atin ditën e dielë si pasojë e Covid-19. Lajmin, e konfirmoi vetë moderatorja përmes një postimi në Instastory, ku tregon për tronditjen që i dha familjes ikja e tij e papritur.
“Do të doja të kisha fuqi të shkruaja dhe të tregoja pafund për babain tonë, por jam e copëtuar. Jemi të tmerruara dhe të shkatërruara për mënyrën e shpejtë që e humbëm. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar, por zemra e tij nuk duroi gjatë. Ajo pushoi ditën e dielë pa na dhënë lamtumirën. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë duke u lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur!”- shkruan Viola.
Burime për Abc News, bëjnë me dije se i ndjeri, 63-vjeç prej ditësh po kurohej jashtë vendit, por nuk ja doli si pasojë e pushimit të zemrës.