Helena e Trojës apo Kleopatra, cila nga personazhet e famshme ka qëlluar në shenjë?
Personazhet e njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar kanë guxuar jo pak këtë vit duke imituar një sërë personazhesh të filmave vizatimorë, serialeve të ndryshme e projekteve kinematografike.
Së fundmi ka qenë moderatorja e njohur, Hygerta Sako e cila ka zbuluar se këtë vit ka realizuar një nga personazhet që ka pasur më shumë dëshirë, Kleopatrën.
“Gjithmonë e kam dashur një foto si Kleopatra dhe më në fund këtë ‘Halloween’ e realizova këtë dëshirë”, ka shkruar Sako krah fotos ku shfaqet e kuruar deri në detaje.
Ndërsa reperja e njohur kosovare, Tayna ka publikuar disa foto ku shfaqet e veshur si Helena e Trojës.
“Helena e Trojës”, ka shkruar Tayna krah postimit ku nuk kanë munguar komplimentet e ndryshme për shkak të formave tërheqëse të saj.
Me siguri këto dy personazhe kanë frymëzuar të gjithë ndjekësit e Taynës dhe Hygertës për të realizuar personazhet historikë që kanë qenë emrat më të dashur të kohës së antikitetit./revistawho.com