Olta Boka poston foton e ëmbël me të bijën: Gjithë bota në krahët e mi
Në korrik të këtij viti, këngëtarja e njohur Olta Boka dhe partneri i saj, Ivi Rrokaj, u bënë prindër për herë të parë.
Olta solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Gaia që vjen nga mitologjia greke dhe mban kuptimin “nëna e Tokës”.
Herë pas here këngëtarja ndan me fansat momente të veçanta me të voglën e saj. Madje ajo ka treguar se tani Gaia ka nisur që të shijojë koncertet e para të mami Oltës dhe gjysh Reshitit. O
Tashmë Gaia ka marrë të gjithë vëmendjen e mundshme në familje, por Olta kursehet paksa kur vjen puna te postimi i fotove.
Por së fundmi Boka ka bërë një përjashtim, duke postuar një foto kopertinash me të voglën e saj në krahë. Në foton e publikuar në “Instagram”, mami me gocën shihen në një ambient shumë të bukur, teksa krah fotos këngëtarja ka shkruar:
Gjithe bota ne krahet e mi?