Luana Vjollca në vëmendje të mediave të huaja, shkak bëhet fustani ikonik i Jennifer Lopez
Këtë të shtunë në “Shiko Kush LUAN”, Luana Vjollca erdhi e veshur me fustanin e famshëm të Versace-s, së cilin e ktheu në ikonë Jennifer Lopez. Luana kishte menduar me detaje edhe për modelin e flokëve, duke u shndërruar në një J-Lo të vërtetë.
Ky ‘rikrijim’ i yllit botëror ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. Luana ka postuar një lajm, duke komentuar: “Magazinë e cilit shtet është kjo dhe çfarë kanë shkruar?” Në fakt, tabloidi në fjalë është i Azerbajxhanit dhe përkatësisht thotë: “Fotografia e modeles me një fustan jeshil Versace tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Megjithatë, përpara Luanës, këngëtarja me famë boëtrore Jennifer Lopez veshi për herë të parë fustanin ikonë Versace në vitin 2000 për çmimet Grammy. Jennifer ndryshoi fustanin dhe u shfaq sërish pas 20 vitesh në sfilatën e Milan Fashion Week.”
Edhe një herë, Luana ka arritur të tërheqë vëmendjen e mediave të huaja. E me zgjedhjen e fundit, vështirë të anashkalohej versioni shqiptar i J-Lo! /News31