Intervistë me Songylin/ Nga fëmijëria e saj deri tek jeta private, aktorja na tregon gjithçka

Aktorja turke Gokçe Akyildiz ka fituar zemrat e të gjithë publikut me rolin e saj si “Songyl” në serialin “Lule të vetmuara”. Bukuroshja e cila është nënë e një djali, tregon në këtë intervistë më shumë për fëmijërinë e saj dhe si e nisi aktrimin. Akyildiz zbulon detaje edhe nga jeta personale dhe karakteri i saj. “Revistawho.com” ju sjell më poshtë intervistën me aktoren më të preferuar të publikut dhe ndër më të ndjekurat pas famës që mori në “Lule të vetmuara”.

Ti vendose të bëheshe aktore kur ishe 5 vjeç. A nuk është kjo një moshë shumë e vogël për të marrë vendime mbi jetën? Çfarë ndikoi tek ky vendim?
Songyl: Aktrimi ishte esencial në fëmijërinë time. Më pëlqente shumë televizioni dhe kamera. Më pas udhëtimi im filloi kur shkova në audicione për disa projekte televizive. Mora pjesë në teatrin e shkollës dhe më pas mbarova Universitetin e Arteve. Tani që kthej kokën mbrapa them se kam qenë fëmijë me fat sepse duke kuptuar se çfarë doja, nuk më humbi kohë për të zgjedhur një profesion.

Kështu vepron gjithmonë në jetë, duke planifikuar?
Songyl: Përgjithësisht më pëlqen të veproj me ndjenjë. Veproj si ma ndjen zemra. Është pjesë e karakterit tim, unë vë ndjenjat para logjikës. Në disa momente veproj si e ndjej, më udhëheqin ndjenjat.

Si është të jesh e famshme në një moshë shumë të vogël, të njihesh nga të gjithë, a ndihesh nën presion?
Songyl: Mendoj se ky është avantazh. Kur del në skenë në moshë të vogël fiton dashurinë e të gjithëve. Kur rritesh me publikun ndihesh si një vajzë nga familjet e tyre. Kur më ndalojnë në rrugë, njerëzit sillen sikur më njohin, më pëlqen shumë kjo situatë.

A të duket e padrejtë që ke punuar kaq shumë në një moshë kur të rinjtë duan të udhëtojnë e të dalin? A je e kënaqur dhe a gjen kohë për veten?
Songyl: Edhe këtë situatë e shoh si avantazh. Unë i kam ngjitur shkallët shumë herët se të tjerët. Jam e kënaqur me situatën ku jam dhe gjej kohë edhe për veten.

Si e kalon kohën e lirë?
Songyl: Shkoj në kurs pianoje, më pëlqen të bëj sport dhe të gatuaj. Pastaj të shoh filma dhe udhëtimet e vogla janë të domosdoshme.

A ka ndikuar tek ty drama e serialit “Lule të vetmuara”?
Songyl: Më pëlqen që punën ta quaj punë sepse ajo është thjesht një karakter që luaj, nuk dua të ketë ndikim tek jeta ime reale.

Në serial ti luan rolin e Songylit, një vajzë që bën sakrifica për miqtë e saj dhe nuk i duron padrejtësitë. Po në jetën reale si do ta përshkruaje veten?
Songyl: Ato që më shqetësojnë më shumë janë gënjeshtrat, padrejtësia dhe njerëzit hipokritë. Të shoh njerëzit e mi të dashur të lumtur është ndjenja më e mirë për mua. Më pëlqen t’i bëj ata të lumtur dhe t’i surprizoj.

A ke ëndrra që nuk i ke realizuar ende?
Songyl: Sigurisht, ëndrrat nuk mbarojnë kurrë…

Nëse nuk do të ishe aktore, çfarë pune do doje të bëje?
Songyl: Do doja të isha skulptore. Më pëlqen shumë të dizenjoj dhe të krijoj.

A i përdor shumë rrjetet sociale dhe a i menaxhon vetë?
Songyl: Po, i menaxhoj vetë dhe marr komente pozitive e negative. Por përgjithësisht kam ndjekës shumë të mirë.

Si të pëlqen të vishesh dhe cilat janë ngjyrat që të shkojnë më shmë?
Songyl: Sportive, e bardhë dhe gurkali.

Çfarë do të thotë martesa për ty?
Songyl: Paqe, qetësi dhe besim./revistawho.com