“Nuk më bëjnë përshtypje paragjykimet”- Aktorja shqiptare, Adriana Matoshi nis lidhjen e dashurisë me futbollistin afrikan
Adriana Matoshi ka nisur një histori dashurie me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.
Aktorja e njohur u kap mat nga paparazzi i “Prive” teksa shëtiste në natyrë me 21-vjeçarin.
Gjatë intervistës ajo u shpreh se ndihet shumë mirë në krah të futbollistit dhe se janë dashuruar “në shpirtrat e njëri-tjetrit”.
“Jemi shumë mirë krah njëri-tjetrit. Nuk jemi njohur më përpara, ai nuk e dinte që unë isha aktore dhe as unë se dija që Keith ishte futbollist. Jemi dashuruar në shpirtrat e njëri-tjetrit,”- tha Adriana Matoshi.
Ndërsa futbollisti rrëfeu momentin kur hëngrën darkë bashkë për herë të parë.
“Është e sjellshme. Herën e parë që hëngrëm darkë së bashku folëm për shumë gjëra, për jetën e saj, jetën time, planet e së ardhmes, për synimet tona. Dhe pas asaj nate ajo më “kapi”,”– u shpreh ai.
Ndërsa për sa i përket paragjykimeve se është në një lidhje me një njeri me ngjyrë, aktorja theksoi se nuk i interesojnë, madje “i vjen keq për njerëzit që mendojnë në këtë mënyrë”.
Gjithashtu ajo rrëfeu se familja e saj e ka pranuar futbollistin.
“Njerëzit gjithmonë paragjykojnë, por nuk më bëjnë përshtyje. Më vjen keq për njerëzit që mendojnë se Adriana është me një njeri me ngjyrë. Por për jetën time personale, mua mund të më gjykojë veç Zoti sepse asnjë njeri nuk i ka veshur këpucët e mia dhe të ecë nëpër rrugë që kam kaluar unë dhe sesi jam ndier. Përsa kohë ndihem mirë në këtë lidhje me partnerin tim mendoj se nuk duhet ti interesojë njeri ose në vend që të thonë një fjalë të mirë, të thonë një fjalë të keqe. Pse?! Familja ime ndoshta nuk do më lejonte nëse do kisha lënduar dikë, por Keith është beqar dhe unë jam beqare. Nuk kam lënduar ndonjë zemër, thjesht jemi pëlqyer. Unë di të zgjedh për veten dhe të jetoj momentin,”- tregoi aktorja.
Aktorja është nënë e katër fëmijëve, por kjo gjë nuk i ka intersuar Keith Groeneveld.
Ai tha se për të fakti që Adriana Matoshi kishte fëmijë nuk ishte problem sepse e do shumë atë.
“Isha i frikësuar sepse jam dikush që e dua familjen mbi të gjitha. Për mua nuk ishte problem, për të tjerët mbase po që thonë “oh ajo ka fëmijë”. Unë thjesht e dua atë shumë dhe zemrën e saj. E dua familjen e Adrianës dhe njerëzit që ajo do,”- u shpreh futbollisti.
/Panoramaplus.al