Tërmeti i fuqishëm në Turqi, lëkundjet u ndien deri në Athinë. Konfirmohen 4 viktima dhe 120 të plagosur (SHIKONI PAMJET)
UPDATE/ Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Egjeut në Turqi. Sipas raportimeve tërmeti ka qenë i magnitudës 6.9 ballë. Epiqendra ka qenë 17 km larg brigjeve të Izmirit, ndërsa sipas Shërbimit Gjeologjik janë lëkundjet janë ndjerë deri në Stamboll, por edhe në Athinë.
Ora 15:12 Sipas kryetarit të Bashkisë së Izmirit, deri tani thuhet se janë shembur 20 ndërtesa.
Ora 15:00 CNN turk raporton se deri tani janë konfirmuar 4 viktima dhe 120 të plagosur.
Ora 14:50 Katër persona u shpëtuan nga një ndërtesë e shkatërruar në rrethin Bayraklı.
Ora 14:10 Një cunami ka goditur qytetin Vathi të ishullit Samos, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa, e disa të plagosur.
Qeveria greke Cshtë paralajmëruar për një cunami të dytë, por me forcë të ulët. “Protothema” ka cituar për këtë profesorin Konstantinos Synolakis
Ora 13:40 Deri tani nuk dihet sa është numri i viktimave, por imazhet e publikuara në Izmir tregojnë shumë ndërtesa të shembura.
Në vitin 1999 në Izmir rreth 17 mijë persona humbën jetën nga një tërmet i fuqishëm.