Vajza e Xhevdet Ferrit bën deklaratën e papritur: Humba babain me simptoma të ngjashme të Covid-19
Xhevdet Ferri, një nga aktorët më të famshëm të kinematografisë, u nda nga jeta në muajin janar të këtij viti. Aktori u nda nga jeta nga një sëmundje e pashërueshme, mirëpo së fundmi vajza e tij Bora ka bërë një deklaratë të fortë.
Në një foto të siguruar nga Dosja.al, shikohet se si Bora ka folur për eksperiencën e saj me Covid-19. Bora shkruan se edhe babai i saj ka patur simptomat e hershme të virusit.
“Të them të vërtetën nuk i kuptoj këta njerëz të cilët nuk besojnë akoma se ky virus ekziston ose nuk është për debat. Kjo gjë është reale. Unë isha shumë me fat që kam kaluar simptoma të lehta, të cila ishin disa dhimbje shpine dhe ethe. Mamaja ime e kaloi më keq dhe përfundoi në terapi me oksigjen. Kam humbur babain këtë vit, me simptoma të ngjashme me të Covid-19. Ai ishte 59-vjeç dhe një njeri fantastik. Njerëzit janë të lirë të mos besojnë. Unë uroj që asnjë prej të afërmëve të tyre mos ta kalojë këtë gjë. Është e frikshme, e zymtë dhe shumë e dhimbshme”, shkruan Bora. Kujtojmë se rastet e para zyrtare në Shqipëri janë identifikuar me 9 mars, megjithatë ka shumë nga ata që shprehen se të njëjtat simptoma i kanë kaluar më herët.