“Momentet më të lumtura janë në krahët e tu”, Agnesa zgjedh fjalët më të veçanta për të uruar partnerin në ditën e lindjes
Me postimet e fundit në ‘Instastory’, Agnesa Hadërgjonaj ka zgjedhur ta urojë publikisht djalin që i ka marrë zemrën, Valdrinin në ditën e tij të lindjes.
“Momentet më të lumtura janë në krahët e tu. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Mund të qëndroja e humbur në këtë moment për shumë gjatë. Çdo moment që kaloj me ty është një thesar. Të dua më shumë nga ç’mund të përshkruajnë fjalët”, ka shkruar Agnesa krah postimit ku shfaqet duke përqafuar dhe duke festuar me partnerin e saj.
Kujtojmë se edhe Anxhelina apo Betarix kanë ndarë momente të ndryshme gjatë kësaj vere me Valdrinin dhe Agnesën, duke treguar se i kanë shijuar plotësisht pushimet nga njëri destinacion në tjetrin./revistawho.com