Kivanç Tatlitug feston ditëlindjen, bashkëshortja i bën dedikimin publik

Aktori shumë i njohur turk, Kivanç Tatlitug festoi në 27 tetor ditëlindjen. Tatlitug mbushi 37 vjeç dhe mori urime të shumta.

Por sigurisht më i veçanti ishte urimi i bashkëshortes së tij, Basak Dizer. Stilistja publikoi disa foto nga pushimet e vitit të kaluar dhe uroi që ata të kenë sa më shumë aventura së bashku.

“Uroj të kem sa më shumë aventura me ty”-shkruajti bashkëshortja e aktorit. “Aventurat sapo kanë filluar me ty”-i komentoi Tatlitug, koment i cili mori shumë vëmendje.

Kivanç Tatlitug dhe Basak Dizer u martuan në vitin 2016. Ata njihen si një ndër çiftet më të komentuar në mediat turke, edhe pse jetën private përpiqen ta ruajnë sa më hermetike./revistawho.com