“Faleminderit që më shpëtove pjesë tjetër të jetës”- Fejohen çifti i famshëm i këngëtarëve, Gwen Stefani i thotë “Po” propozimit për martesë

Gwen Stefani i ka thënë “Po” propozimit për martesë të Blake Shelton, pas 5 vitesh së bashku.

Çifti i famshëm zbuluan lajmin e bukur me anë të postimeve në rrjetet sociale, ku publikuan një foto teksa putheshin në buzë ndërsa këngëtarja tregonte unazën e fejesës në gishtin e saj.

 “Faleminderit që më shpëtove 2020-ën … Dhe pjesën tjetër të jetës sime. Të dua. Dëgjova një ‘Po’,”- shkroi Blake Shelton.

51-vjeçari dhe ylli i muzikës country janë në një lidhje prej më shumë se 5 vitesh. Ata u takuan kur ishin trajnerë në emisionin The Voice në SHBA.

Stefani publikoi disa këngë me Shelton, përfshirë “Nobody But You” që arriti numrin 18-të në Billboard Hot 100 në fillim të këtij viti.

Këngëtarja ka qenë e martuar më parë me muzikantin Gavin Rossdale, me të cilin ka tre djem. Por çifti u divorcua në vitin 2016.

Ndërsa Shelton u nda nga bashkëshortja e tij, Miranda Lambert pas katër vitesh martesë në korrik 2015.

/Panoramaplus.al