Fatma feston ditëlindjen, Alfio e surprizon me dedikimin më special
Ditën e sotme, moderatorja e njohur Fatma Methasani feston ditëlindjen.
Në këtë moment special, nuk mund të mungonte urimi publik i Alfios, i cili e ka treguar gjithmonë hapur anën e tij romantike duke e surprizuar shpesh moderatoren.
Alfio ka publikuar një foto mjaft të ëmbël ku duken me vogëlushin e tyre, Noah, dhe shkruan: “dikur mendoja qe dashuria ishte thjesht nje enderr, derisa u dashurova me ty! gezofsh dhe 100 ditlindje te lumtura djelli i shpirtit tone!”.
Kujtojmë se Fatma dhe Alfio janë bërë prindër për herë të parë në muajin janar dhe prej atij momenti kanë treguar se po jetojnë ditët më të lumtura.