“Ftesë në 5”/ Fituesi i “Big Brother” debaton ashpër me profesor Dragotin: Jo të gjithë kanë fatin e fëmijëve tuaj…
Ish-fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaltoti, shte i ftuar këtë pasdite në studion e emisionit “Ftesë në 5”.
Në studio po flitej mbi të ardhurat ekonomike dhe fenomenit, që të rinjtë jetojnë me lekët e prindërve. Kjo temë nxiti debatin mes Anaidit dhe profesorit Edomond Dragoti.
Anaidi tha se nuk është e lehtë për të jetuar në vendin tonë, ai punon 12 orë në ditë dhe e ka shumë të vështirë të mbijetojë. Më tej ai iu drejtua profesor Dragotit, duke i thënë se jo çdo fëmijë kanë fatin e fëmijëve të tij, pasi shumica e kanë shumë të vështirë sipas Anadit “për të nxjerrë bukën e gojës”.
Anaid Kaloti: Jo të gjithë kanë fatin e fëmijëve tuaj profesor. Këto janë ata që po vuajnë, që nxirrni ju rrugëve, po na përmend Big Brother profesori, profesor Dragoti që na e ndriti. Nuk janë të gjithë fëmijët si të profesorit, unë flas për ata prindër që punojnë gjatë gjithë kohën dhe nuk kanë kohë të qëndrojnë me fëmijët. Më edukoi nevoja për të pasur gjërat e mia që nuk i kisha. Jam 35 vjeç, punoj 12 orë në ditë dhe mezi mbijetoj. Ka ik dhe Arjan Konomi profesor, të kapësh ndonjë vend pune.
Edomond Dragoti: Është e rëndësishme që fëmija të ketë një shpresë në jetë. Të jetë i motivuar.
Anaid Kaloti: Si të motivohet, kur 300 mijë lekë është rroga, e 300 mijë është qiraja.
Top Channel