Beyonce “çmend” fansat, nxjerr në pah linjat trupore teksa pozon e veshur me rroba banjo
Këngëtarja me famë botërore, Beyonce, ka mhanitur fansat me format trupore teksa zbuloi koleksionin e ri të veshjeve për markën e saj “Ivy Park”.
Këngëtarja 39-vjeçare dukej e mrekullueshme teksa pozonte veshur me rroba banjo ngjyrë mente.
Ajo pozoi mbi një bazament të bardhë ndërkohë që në sfond kishte një fushë me lule, e cila u krijua përmes kompjuterit.
Flokët e gjatë e të bukur këngëtarja i kishte lënë lëshuar dhe i kishte bërë me onde, ndërkohë që nuk mungonte as make up-i profesional.
Muajt e fundit, këngëtarja ka qenë e zënë me publikimin e albumit të fundit të titulluar “Black Is King”.
Si një album vizual, ai paraqet pamje nga familja e saj, përfshirë partnerin Jay, tri fëmijët e tyre si dhe nënën e saj.
Pas publikimit të tij, Beyonce u shkëput nga rrjetet sociale, po u rikthye muajin e kaluar.