Emily Ratajkowski shtatzënë, bën deklaratën e papritur: “Gjininë do ta zbuloni kur të jetë 18 vjeç”
Emily Ratajkowski do të bëhet nënë për herë të parë. Ka qenë vetë modelja ajo që ka zbuluar lajmin për “Vogue”, duke ndarë disa detaje nga përjetimet e para.
Ratajkowski ka bërë edhe një deklaratë befasuese, duke u shprehur se gjininë e fëmijës nuk do ta marrë vesh askush deri sa ai ose ajo të mbushë 18 vjeç. “Në atë moshë do ta vendosë vetë se çfarë do të jetë”, ka thënë modelja. Ajo e ka shpjeguar shtatzëninë si një emocion “të paqtë”, që e ka mbajtur larg frikës se me trupin e saj po ndodhin ndryshime që ajo nuk i ka në dorë. Emily ka ndarë edhe një ‘pakënaqësi’ të vogël lidhur me bashkëshortin në rrugëtimin e shtatzënisë.
“Im shoq e adhuron të thotë ‘Ne jemi shtatzënë’. Sado e ëmbël të tingëllojë kjo frazë, unë ia kam bërë të qartë që nuk është e drejtë. Sakrifica po vjen nga ana ime si grua, unë po e rris brenda trupit tim dhe jam unë ajo që do t’i jap jetën. Nuk është se shtatzënia po ndikon në proçesin e ndryshimit të trupit tek im shoq. Ndaj dhe ia kam thënë në sy që nuk më pëlqen kur e përdor si shprehje”, ka sqaruar Rarajkowski. Epo, për analizë detajesh duket se nuk ia kalon asnjë modeles, sidomos këtë periudhë! /News31