Një romantik si Dren Abazi, këngëtari zbulon këto detaje nga vetja kur vjen puna tek dashuria

Duke dhënë përgjigje të shkurtra dhe të qarta, këngëtari i njohur, Dren Abazi ka zbuluar të tjera detaje nga jeta e tij private. Në rubrikën ‘After Party’ nga Luana Vjollca Dreni është përgjigjur duke treguar se është një djalë shumë romantik dhe i mirë. Në krevat ai ka pohuar se është gjithmonë vetëm, ndonëse është tip që dhuron trëndafila.

I vënë midis zgjedhjes së një bruneje dhe biondeje, Dreni ka lënë të kuptohet se i pëlqejnë më shumë brunet. Këngëtari ka preferuar një dasmë private, ndërsa me të dashurën e zemrës do i pëlqente më shum të ishte në një ishull privat. Si çdo herë tjetër përgjigjet e Drenit kanë ngjallur shumë kuriozitet, teksa ka preferuar mos ta tregojë nëse është në një lidhje dashurie apo ‘single’.

revistawho.com